Vaj lini, i cili përftohet nga esktraktimi i farave të bimës së linit. Ka një formulë të pasur me omega 3 dhe omega 6, të nevojshme për mirëfunksionimin e zemrës, për uljen e kolesterolit LDL dhe për flokë të shëndetshëm. Mund të përdoret për t'u shërbyer në gjellë dhe në sallata. Ngrohja mbi 40 gradë Celsius dhe skuqja e vajit janë të dëmshme. Mund të përdoret nga të gjitha moshat, si edhe rekomandohet të përdoret nga gratë shtatzëna, sepse ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës. Në kozmetikë vaji i linit përdoret si hidratues, për shkak të përqindjes së lartë të acidit linoleik, dhe vepron si rregullator i humbjes së ujit në lëkurë.