Vaj esencial menteje, i cili përdoret për masazhimin lokal të lëkurës në rastet e dhimbjeve të vazhdueshme reumatizmale, aplikimin në ballë në rast të dhimbjeve të kokës, si dhe aplikimin në nyje apo muskuj në rast të ngërçeve muskulare dhe vështirësive në kryerjen e funksioneve motorike. Mund të përdoret si aromatizues ambienti për njerëzit që vuajnë nga astma. Mënyra e përdorimit: Aplikojeni në zonën e dëshiruar dhe masazhojeni derisa të përthithet nga lëkura.