Një pleh organik me përmbajtje të lartë të të gjithë atyre lëndëve ushqyese që janë të domosdoshme për pjellorinë e tokës dhe që garantojnë një zhvillim të duhur të të gjitha bimëve gjatë gjithë sezonit të rritjes. Produkti është i shkrifet si dheu dhe për këtë arsye i lehtë për tu shpërndarë në tokë. Përdorimi: aplikoni 1.5-2 kg për çdo 10 m2 në zonën ku do te mbillet me bar, duke u kujdesur që të përzihet me tokën. Aplikoni 100 g për çdo vazo ose përdorni 3 kg për 1 m³ tokë, për lulet, bimet dhe perimet, duke u kujdesur që të përzihet me tokën. Për bimët në vazo aplikohet një herë gjatë mbjelljes duke siguruar shpërndarje të barabartë dhe çdo 2 muaj shtoni një lugë ushqyes duke e përzier me dheun. Aplikoni 1-2 kg në çdo pemë agrume rreth rrënjëve, duke u kujdesur që të përzihet me tokën që të depërtoj të paktën 30 cm në tokë. Aplikoni 2-3 kg në çdo pemë frutore dhe dekorative rreth rrënjëve, duke u kujdesur që të përzihet me tokën që të depërtoj të paktën 30 cm në tokë.