Orange tree chunks, janë copa druri nga prerja dhe qërimi i pemeve te portokallit. Këto copa janë ideale për ushqimet që duhen gatuar dhe tymosur për një kohë të gjatë. Në varësi të tymit që dëshironi të merrni, mund t'i zhytni copat e drurit në ujë për të paktën 20 minuta; pastaj shtoni ato mbi thëngjijtë e ndezur. Rekomandohet për peshk, molusqe, krustace, perime, oriz, shpende.