Sistemet e tubave PE të kompanisë TEQJA INTERNATIONAL SH.A ofrojnë një sërë përparësish.Tubat PE ofrohen për linja ujësjellësash të nëndheshëm,për përdorime të ndryshme transportuese uji nën presion. Avantazhi i tubave prej polietileni PE ndaj materialeve tradicionale është si më poshtë:• Jetëgjatësi të lartë• 0 rrjedhje• Rezistencë ndaj gërryerjeve• Rezistencë kimike• Qëndrueshmëri të lartë fizike• Peshë të vogël . Tubat bashkohen me njëra tjetrën me tre mënyra :1. Ngjitje termike kokë më kokë :2. Bashkim me elektrofusion me anë të pjesëve special elektrike 3. Bashkim me rekorde të thjeshta deri në diametrin DN Ø 125. Këto metoda bashkimi kanë avantazhin e rrjedhjeve zero;Tubat ofrojnë kushte hidraulike të favorshme si rrjedhojë e pareteve të lëmuara; Kosto të ulët mirëmbajtje; Transport dhe instalim i lehtë per shkak të peshës së tyre të ulët.; Fleksibilitet të lartë që mundëson rezistencë ndaj grushteve hidraulike apo zhvendosjes së tokës ; Rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike; Rrezeve UV. Kompania jonë ofron bashkë me tubat dhe të gjithë gamën e rakorderive dhe makinerive së bashku me asistencën teknike që nevojitet deri në përfundimin e linjës.