Tenxherja me presion prej materiali inoksi, 5 Lt është një zgjedhje shumë e mirë dhe një zgjidhje për një gatim të shpejtë e të shëndetshëm. Kjo tenxhere mund të përdoret në vatrat me gaz, Elektrike, qeramikë dhe vatrat me induksion. Instruksione për përdorim: lajeni mirë me ujë të bollshëm përpara përdorimit të parë. Mos përdorni detergjentë të fortë për larje. Mos e lini tenxheren bosh ndërkohë që është në zjarr sepse mund të dëmtojë fundin e tenxheres. Për të hapur kapakun kthjeni dorezën në anën e kundërt, përmbyseni dhe hiqeni. Pas çdo përdorimi lajeni mirë valvulën dhe sigurohuni që vrimat e saj të mos jenë të bllokuara.