Është një material i lëngshëm me bazë rrëshire akrilike, rezistent ndaj alkaleve.Trajtimi i sipërfaqeve meTecnofix Liquid siguron punueshmëri mjaft të mirë si edhe lehtësi të dukshme në punimin e shtresave dekorative.Krijon një izolim dhe një lidhje shumë të mirë të sipërfaqeve të trajtuara me shtresën dekorative.Është astar i gatshëm për përdorim, i bardhë.Të gjitha karakteristikat teknike të veshjeve dekorative që do të përdoren janë të lidhura ngushtë me vetitë e astarit që do të aplikohet paraprakisht.Tecnofix Liquid redukton ndjeshëm aftësinë absorbuese të sipërfaqes ndaj ujit.Uniformizon shkallën e absorbueshmerisë së sipërfaqes ku do te aplikohet.Aftësi ngjitëse Kompeson aftësinë absorbuese të suportit.Zvogëlon aftësinë ujë-thithëse të suportit, neutralizon vlerën e pH, nuk ka në përbërje solvent.Përdoret si izolues, fiksues i sipërfaqeve që më pas do të lyhen ose do të vishen me rifinitura (Bonifin, Fino Classic etj.) ose veshje dekorative (Grafiato, Decortex etj).
Specifikime teknike
Paketimi: 5kg
Temperatura e punës: nga+5 grade C
deri në
+35 grade
C