Suplement ushqimor, me një formulë të pasuruar me kompleks vitaminash B, i cili përdoret për të rivendosur balancën e 8 vitaminave B thelbësore në organizëm, duke ndikuar në shëndetin e përgjithshëm. Vitamina B12 dhe acidi folik kontribuojnë në metabolizmin normal të homocisteinës, një faktor i rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Vitaminat B6, B12 dhe folati kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar. Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Biotina, riboflavina (vitamina B2) dhe niacina (vitamina B3) kontribuojnë në ruajtjen e flokëve dhe lëkurës normale. Mënyra e përdorimit: Rekomandohet të merret 1-2 tableta në ditë.