Suplement ushqimor për meshkuj, i cili ofron një kombinim të avancuar të nutrientëve bio-aktivë, të formuluar për të përmirësuar shëndetin në tërësi, me nutrientë specifikë për shëndetin normal të sistemit riprodhues. Formula është e pasuruar me Prostene, një kompleks i patentuar që përmban Betasitosterol, ekstrakt të farave të kungullit, ekstrakt nga soja, acid alfa-lipoik, ekstrakt të palmës Saw Palmetto, antioksidantë, vitamina, aminoacide dhe likopen. Përmbajtja e pasur me zink kontribuon në shëndetin normal të sistemit riprodhues të meshkujve dhe në mirëmbajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak. Zinku dhe vitaminat E dhe C kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal dhe seleniumi ndihmon në procesin e spermatogjenezës. Mënyra e përdorimit: Këshillohet të pihen 2 tableta në ditë pas ushqimit, shoqëruar me ujë. Nuk përtypet. Nuk rekomandohet të tejkalohet doza ditore e lejuar. Kujdes: Suplementet ushqimore nuk zëvëndësojnë dietën ushqimore. Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit të këtij produkti nëse jeni diagnostikuar me epilepsi, probleme të tiroides, nëse keni ndonjë problem shëndetësor tjetër apo nëse keni alergji nga ndonjë përbërës specifik i produktit. Mund të përmbajë arra. Përmban hekur i cili kur konsumohet në sasi më të larta se norma, mund të jetë i dëmshëm. Të ruhet në temperaturë ambienti.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: ekstrakt i farës së kungullit 525 mg, ekstrakt botanik i Saw Palmetto ekuivalent me 160 mg,