Stuko pllakash, me bazë çimentoje, e modifikuar me polimerë, me mpiksje të shpejtë. Ofron rezistencë të lartë mekanike, qëndrueshmëri të shkëlqyer të ngjyrës dhe aftësi të lartë ujëlarguese. Ofron një sipërfaqe përfundimtare të lëmuar dhe me shkëlqim. E përshtatshme për gjerësi fuge deri në 8 mm. Përdoret për stukimin e pllakave të çdo lloji, në mure, dysheme, mjedise të brendshme dhe të jashtme.