Silikon sanitar antimyk, (i badhë), 280 ml

Në stok
Kodi
66193
€4.99
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Silikoni sanitar është masë elastike njëkomponentëshe që konservohet shpejt, për izolim dhe puthitje në vend-ngjitjet dhe pa ekspansion, të cilat i mbron nga ndikimi i ujit. Ka jetëgjatësi të madhe dhe është i qëndrueshëm në kushte të ndryshme klimatike. Silikoni sanitar përmban fungicide të cilat parandalojnë krijimin e mykut dhe si rezultat i saj parandalon edhe gërryerjen e masës. I përshtatshëm për sipërfaqe të shumta si: xham, pllaka të lëmueshme, qeramikë dhe shumë lloje të plastikës dhe metalit. Tiparet: përmban fungicid kundër mykut dhe bakterieve. Ngjitet mirë në shumicën e materialeve për ndërtim. I lehtë në përdorim. Karakteristikat e shkëlqyeshme fizike ofrojnë ngjitje të qëndrueshme dhe fleksibile. Është rezistent ndaj rrezeve UV, borës ose ozonit. Temperatura e aplikimit: +5 deri +40° C. I qëndrueshëm në temperatura: -40 deri +100°C. Vendpërdorimi: ngjitja e xhamave në dritare, izolimi në sanitare (banjo, dush-kabinë, lavaman etj). Izolimi i nyjave sanitare, ngjitja në pllakat e qeramikës. Përgatitja e sipërfaqes: sipërfaqet kontaktuese duhet të jenë të thata, të pastra dhe pa yndyrë. Hiqni nga sipërfaqja mbetjet eventuale të masës izoluese ose ngjitësit të mëparshëm. Sipërfaqet i pastroni me aceton, izopropanol ose etanol (për metalin dhe xhamin) ose detergjent (për plastikën), pastaj thajini ato. Aplikimi: prisni majën plastike të kanës. Vidhoseni hinkën në kanën e silikonit. Majën e hinkës e prisni në mënyrë që të adaptoni sasinë e masës që del nga vrima, me gjerësinë e linjës së silikonit ku aplikohet. Kanën e vendosni në pistole dhe duke shtypur levën filloni aplikimin. Gjatë aplikimit, masën modelojeni me gisht ose me lopatëz të lagësht, në mënyrë që të puthitet sa më mirë pastaj prisni që masa të thahet.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 280 ml
  • Marka: Wurth
Përdoren së bashku:
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved