Shinë mbështetëse për kyçin e dorës, prej materiali neopren 3 mm, që përdoret për të reduktuar lëvizjen dhe peshën e ushtruar në kyçet e duarve, në rastet e ndrydhjes së kyçit, tendinitit, sinovitit të tendinave dhe patologjive që kërkojnë shtrëngim të fortë të kyçit. Ndimon në trajtimin e dëmtimeve traumatike apo pas një trajtimi ortopedik apo kirurgjik. Ky produkt prodhohet veçmas për dorën e majtë dhe të djathtë.