Seti i drurit dekorativ për perde i jep ambientit të shtëpisë suaj një pamje elegante dhe ndjesinë e një ambienti natyral çlodhës. Projektuar me disenjot dhe ngjyrat e ngrohta speciale për të qenë në harmoni me ambientin tuaj. Shufrat e drurit janë prodhim me cilësi të lartë. Janë funksionale dhe lehtësisht të përshtatshme me dritaren tuaj. Ngjyra Vishnje e shufrës së drurit për perde është perfekte dhe i jep klas çdo dekori. I kombinueshëm lehtësisht me të gjithë elementët e tjerë të dekorit të shtëpisë suaj.Përfshin: 1 shufër, 2 finale, 2 mbajtëse dhe pajisjet e instalimit. Janë lehtësisht të montueshme. Mund të shkurtohen lehtë në përshtatje me hapësirën tuaj.