Set për kujdesin e thonjve të duarve, në kuti prej materiali metalik, në formë drejtkëndore, në ngjyra dhe dizajne të ndryshme. Seti përmban një palë gërshërë të vogla, prej materiali inoksi rezistent, një prerëse për thonjtë, një limë për modelimin e thonjve dhe një piskatore për vetullat. Ky produkt ka përmasa të vogla, që e bëjnë të përshtatshëm për t'u marrë me vete në udhëtime.