Zonat ekstreme të thata dhe të nxehta janë të papërshtateshme, për qershinë gjithashtu zonat me ngrica të vona. Qershia prodhon cilësi të mirë frutash në zona me shira dhe me klimë të freskët. Lagështia e tepërt në kohën e lulëzimit kufizon frutifikimin sepse pengon përhapjen e pjalmit dhe favorizon sëmundjet si kalbëzimi i luleve. Zonat me verë të freskët evitojnë çarjen e frutave në kohën e pjekjes. Qershia kërkon toka të kulluara por që ka dhe lagështi të nevojshme pH 6-8. Nuk përshtatet në toka të rënda e të lagëta.