Kapelja e inoksit bën të mundur mbylljen e tubit ne daljet e çative, parandalon futjen e shiut dhe ndihmon në thithjen e tymit. Kapelja përdoret për tubin Ø200. Përdoret së bashku me tubin për sistemet e ventilimit, aspirimit dhe kondicionimit në bare, restorante, godina social-kulturore etj. Ka rezistencë të lartë kundrejt goditjeve mekanike, përkuljes dhe është higjenikisht i pastër.