Projektuar me fokus kryesor prakticitetin dhe funksionalitetin maksimal te vegles. E ndertuar nga motorr i fuqishem dhe pompe e presionit te larte me kapacitet shperndares prej 45 L/min. Forma e karroces ben te lehte transportimin ne pozicione me veshtiresi te larte aksesi dhe terren te thyer ne pranine e baltes. Tubi prej 100 m lehteson levizjen neper parcela dhe mundeson arritjen e cdo bime ne vecanti, per nje sperkatje sa me te mire dhe efikase. Mirembajtja eshte e thjeshte dhe mund te kryhet me veglat e zakonshme. Ndezja e motorrit kryhet me insertimin e karburantit ( benzines ) dhe mbushjes se depozites se vajit. Vaji i perdorur eshte ai i llojit 10W-30. Gjithashtu eshte i nevojshem perdorimi i vajit Hidraulik per grupin e pompes. Vegel ideale per zhvillimin e metejshem te hapesires se gjelber dhe rritjen e rendimentit te prodhimit.