Pistoleta për shkrirjen e silikonit PKP 18 E garanton gjithnjë rezultate të shkëlqyera. Elementi ngrohës i kontrolluar elektronikisht siguron një temperaturë konstante pune dhe nisje të shpejtë. Ky mjet është ideal për punë të përditshme ngjitjeje si për shembull, për dekorimin ose riparimin e materialeve të tilla si druri, kartoni, guri dhe shumë të tjera. E pajtueshme me shufra silikoni 11 mm, është e pajisur me një grykë e cila ndihmon për të punuar edhe në hapësira të kufizuara.