Pishinë e montueshme Power Steel™ në formë drejtkëndore, prej materiali sintetik Tritech™ me shtresë të trefishtë kloruri polivinili (PVC), të mbuluar me 2 shtresa vinili PVC dhe të përforcuar me një shtresë rrjete najloni dhe poliestre në pjesën e brendshme, që e bën të qëndrueshme ndaj gurëve dhe objekteve të tjera të mprehta. Struktura mbajtëse ka sistem montimi Seal & Lock™, për një lidhje më të sigurt të tubave metalikë, dhe përbërje prej materiali çeliku të galvanizuar, i cili është rezistent ndaj ndryshkut dhe gërryerjes që shkaktohet për shkak të veprimit të agjentëve kimikë dhe elektro-kimikë. Pishina ka përmasa 524/549x250/274x122 cm, kapacitet mbajtës të ujit prej 14.812 litrash, dhe përmasa të strukturës mbajtëse të montuar 524/594x250/314x122 cm. Mund të montohet dhe çmontohet lehtësisht për vetëm 30 minuta. Seti gjithashtu përmban:
• Një pompë filtruese Flowclear™ me depozitë me rërë (kodi 790106), prej materiali plastik, e pajisur me sistem filtrimi me kapacitet 5678 l/orë, e cila përdoret për filtrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke e mbajtur ujin të pastër dhe duke eliminuar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret.
• Rërë filtruese, e cila vendoset në depozitën e pompës filtruese, dhe aksesorë të tjerë për pompën.
• Një dispenser klori ChemConnect, i cili përdoret për të ruajtur nivelin optimal të klorit në ujin e pishinës, duke mbajtur pishinën të pastër për një kohë të gjatë.
• Një shkallë të vogël, prej materiali metalik rezistent ndaj ujit dhe material plastik kundër rrëshqitjes, me lartësi 122 cm, me pjesë të jashtme lëvizshme, për të mos lejuar që fëmijët e vegjël të futen në pishinë pa kontrollin e prindërve.
• Një shtresë mbrojtëse mbuluese për pishinën, e cila shërben për të mbajtur të pastër ujin e pishinës dhe për të ngadalësuar humbjen e temperaturës së ujit.
Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit.