Pianura BEKO kombinohet me teknologjinë më të lartë të ngrohjes me kontrollet elegante të prekjes për të siguruar një zgjidhje gatimi të përsosur. Elegante në dukje dhe e thjeshtë për t’u përdorur, pllaka qeramike HIC 64402 X ofron fuqinë dhe mundesitë për të përmbushur nevojat e të gjitha kuzhinave. Gjithashtu, për shkak të sipërfaqes së lëmuar dhe funksionit elektronik, është e sigurt, efikase dhe fshihet dhe mirëmbahet lehtë. Me sistemin vitro-qeramik, tenxheret dhe tiganët bëjnë kontakt të drejtpërdrejtë me sipërfaqen, në mënyrë që të mos harxhohet energjia. Gjithashtu, me 4 zona ngrohje Rapidlife me një fuqi të kombinuar prej 6.7 kW, ju do të merrni nxehtësinë e nevojshme për të përgatitur të gjitha pjatat tuaja të preferuara. Nëse dëshironi të përzieni gatimin tuaj, do të shijoni zonat e zgjatura të gatimit. Kjo pianurë është e pajisur me kontrolle funksionale të prekjes, në mënyrë që operimi/përdorimi të mund të kryhet në mënyrë intuitive. Kjo pllakë e zezë e lëmuar është jashtëzakonisht e sigurt me një sistem bllokimi për fëmijë dhe një mbyllje automatike që aktivizohet nëse pllaka është e ndezur për një periudhë të zgjatur kohe. Treguesit e nxehtësisë së pllakës flash "X" derisa secila zonë të ftohet aq sa të preket, duke ulur kështu aksidentet në kuzhinë. Përveç kësaj, sipërfaqja e lëmuar e qeramikës pastrohet shumë lehtë.