Përzierje bimësh mjekësore, me një përmbajtje të pasuruar me përbërës aktivë, të cilët shërbejnë për trajtimin e kolitit dhe diarresë, ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të barkut dhe parandalojnë gjendjen e diarresë. Mënyra e përgatitjes: Një lugë gjelle nga përzierja bimore hidhet në një filxhan ujë që vlon ku zihet për 2-3 minuta. Më pas ena e mbuluar me kapak lihet në qetësi për 10 minuta. Rekomandohet të merren 3 doza në ditë 30 minuta para buke.