Përzierje bimësh mjekësore, me veti dezinfektuese, antiseptike dhe diuretike, të cilat përdoren për trajtimin e infeksioneve urinare. Mënyra e përgatitjes: Tre lugë gjelle me përzierje bimësh hidhen në një enë me 750 gr ujë që valon dhe përbërja zihet për 3-4 minuta. Kur hiqet nga zjarri, ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Çaji i përgatitur pihet gjatë ditës.