Perdja është aksesori kryesor dekorativ, funksional e mbrojtës, që ndan hapësirën e jashtme nga intimiteti i ambienteve të brendshme. Ondet elegante të krijuara nga valëzimi i materialit të derdhur të copës, të ndërthurura me faktorët ngjyrë e transparencë, krijojnë një ambient të këndshëm, shtojnë stil, ekstravagancë e dritëhije në vendin ku përdoret. Jepini hapësirës suaj një identitet të ri me perden me ngjyrë bezhë okër me shirita me ujëra bezhë të hapur, të përbëra nga fijet e poliestrës 100% të pastër, që i japin këtij produkti shkëlqim e butësi të konturuar plot hijeshi në dritaren tuaj. Lehtësisht e kombinueshme me elementët e tjerë të dekorit me ngjyrë të kuqe, kafe, bezhë, të zezë etj.. Kjo e bën këtë perde me unaza perfekte për dhoma fjetjeje e zona ndenjeje, duke sjellë harmoni ngjyrash dhe hijeshi në hapësirat tuaja klasike ose bashkëkohore.