Perdja është aksesori kryesor dekorativ, funksional e mbrojtës, që ndan hapësirën e jashtme nga intimiteti i ambienteve të brendshme. Ondet elegante të krijuara nga valëzimi i materialit të derdhur të copës, të ndërthurura me faktorët ngjyrë e transparencë, krijojnë një ambient të këndshëm, shtojnë stil, ekstravagancë e dritëhije në vendin ku përdoret. Jepini hapësirës suaj një identitet të ri me perden me ylykë me ngjyrë bezhë, të përbërë nga fijet e poliestrës 100% të pastër, që i japin këtij produkti shkëlqim të mëndafshtë e viskozitet, të konturuar plot hijeshi në dritaren tuaj. Lehtësisht e kombinueshme me elementët e tjerë të dekorit me ngjyrë kafe, të kuqe, portokalli etj.. Kjo e bën këtë perde me ylykë perfekte për dhoma fjetjeje e zona ndenjeje, duke sjellë elegancë e harmoni në hapësirat tuaja klasike e bashkëkohore.