Produkt i cili prodhohet nga përpunimi i mbetjeve të drurit dhe përbën një zgjidhje ekonomike për ngrohjen gjatë dimrit. Peleti që ne ofrojmë është i vlerave kalorifike maksimale, pasi bëhet fjalë për një produkt i cili prodhohet nga mbetje druri ahu dhe nenprodukte te tjera druri, të pastra (tallash dhe jo lëvozhga druri). Sferat e Zbatimit: Peleti gjen zbatim në ngrohjen e ambjenteve shtëpiake ose publike. Përdoret si lëndë djegëse në: Soba Peleti, Kaldaja Peleti etj.