Eau de toilette (EDT) për femra, me përqendrim 5-15 % të vajrave esencialë (parfum), i pasuruar me ekstrakt frutash black currant, ekstrakt likeri Campari, ekstrakt lulesh ekzotike yuzu, lule kumbulle, peonia rozë, vanilje, vaj esencial Cashmere Woods® dhe myshk. Ka një aromë delikate dhe të freskët lulesh dhe bimësh ekzotike. Të spërkatet 12-18 cm larg trupit, ndërsa për një aromë më të fortë të aplikohet në kyçet e duarve, në qafë, parakrahë dhe pas veshëve.