Ovula vaginale, me efekt mbrojtës, lubrifikues dhe zbutës, pa përmbajtje parabeni. Përdoren në rast të thatësisë vaginale, të shoqëruara me simptoma kruajtje, skuqje dhe acarime. Veçanërisht rekomandohen si lubrifikantë vaginalë gjatë klimateriumit (para-menopauzës, menopauzës, pas menopauzës). Mënyra e përdorimit: hapni ovulën dhe futeni thellë në vaginë, mundësisht të shtrirë në shpinë, pasi të keni larë plotësisht zonën me tretësira Fitormil. Gjatë fazës akute përdoret 1 ovulë çdo 2 ditë për 10 ditë, ndërsa si terapi mbajtëse (parandaluese) përdoret 1 ovulë çdo 3 ditë për 1 muaj ose sipas këshillës së mjekut tuaj.