Megatek riksonstrukton Cirkun Kombëtar
Megatek i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Cirkut Kombëtar për rikonstruksion të ambienteve të tij, si një nismë e rëndësishme e përgjegjësisë sociale. Në bazë të nje plan-propozimi konkret me disa prej pikave më të rëndësishme ku identifikohet çdo problematikë të mundësuar nga stafi i cirkut, Megatek menjëherë ka vepruar duke i mundesuar materialet e nevojshme.
Gjithcka eshte siguruar nga Megatek sipas plan-propozimit te paraqitur ne disa pika ku eshte bere preventivi it e gjitha mjeteve te nevojshme. janë vënë në dispozicion të Cirkut Kombëtar. Megatek ka dërguar një ekip të kualifikuar profesionistësh të cilët kanë mbyllur në kohë rekord rikonstruktimin me sukses të dy palestrave të rëndësishme ku profesionistët e cirkut stërviten cdo ditë.
Gjithashtu është përfunduar në kohë edhe ambienti i qëndrimit të kafshëve një nga hapësirat më të rëndësishme të Cirkut Kombetar, i cili është kompletuar me të gjitha elementët që i mungonin, ku është bërë fillimisht izolimi i brendshëm dhe shtrimi i dyshemesë. Në të njëjtin ambient është vendsur vaska për larjen e kafshëve si dhe kafazet prej hekuri.
Megatek ka dashur të mos lërë jashtë vëmendjes së këtij projekti edhe arenën ku jepen shfaqjet, për të cilën janë dhuruar 4 kandicionerë të mëdhenj të cilet do të mbajnë temperaturat konstante në cdo stinë për të gjithë spektatorët të cilët do të preferojnë të jenë pjesë e shfaqejeve të Cirkut Kombetar.
Që prej themelimit në nëntor të vitit 1959 Cirku Kombetar, nuk ka pasur rikonstruksione në ambientet te tij, duke u lënë kështu në harresë prej vitesh, por Megatek i ka kthyer atij sërish shkëlqimin me mbështetjen e ofruar.
Arti i cirkut kombetar është duartorkitur nga mijëra spektatorë ndër vite, dhe si i tillë duhet përkrahur për të mos u shuar asnjëhere. Kultura është një nga hallkat më të rëndësishme të shoqërisë tonë dhe Megatek qëndron gjithnjë i gatshëm për ta mbështetur atë.