Mbulesë tavoline me 6 peceta, në formë drejtkëndore, prej materiali pambuku, me përmasa 140x180 cm, në ngjyrë portokalli dhe bezhë. Materiali përbërës është rezistent ndaj larjeve dhe është i trajtuar për mbrojtje ndaj njollave të yndyrës, duke bërë që mbulesa të mos ketë veti përthithëse ndaj yndyrës dhe njollat të pastrohen lehtësisht. Përdoret kryesisht në ambiente shtëpie, për festa ose për përdorim të përditshëm. Mund të lahet në lavatriçe në temperaturën 40° C.