Mbajtëse valixhesh, me një strukturë rezistente prej materiali mdf, me sipërfaqe mbajtëse 62x40 cm dhe një lartësi prej 52 cm. Përdoret për vendosjen e valixheve të udhëtimit, duke ofruar një lartësi optimale për të ndihmuar në procesin e paketimit apo shpaketimit të tyre. Hapja në formë X e mbajtëses e bën atë shumë praktike në përdorim, si edhe lejon që të mbyllet me lehtësi kur nuk përdoret, për të zënë sa më pak vend. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga biznese të cilat operojnë në fushën e hoteleri-turizmit.