Rrjetat dhe këndoret me fije xhami shërbejnë për forcimin e sipërfaqeve të ndryshme prej suvaje të të gjitha llojeve të ndërtesave si dhe aplikohen në fasada me sisteme termoizoluese. Rrjeta me fije xhami përdoret dhe për të krijuar mbulesa dyshemeje mbushëse me forcë mekanike që kanë veti të ndryshme vetë-niveluese. Ato janë mjaft të lehta në instalim dhe gjejnë një përdorim të gjerë.