Leshi i gurit dhe i xhamit janë materiale të përbërë përkatësisht nga fibra guri dhe fibra xhami me aditivë të tjerë lidhës të cilët formojnë strukturën e tij. Megatek ofron një gamë të gjerë te leshit te xhamit dhe gurit me performancë të lartë në gjendje të plotësojnë çdo nevojë specifike. Izolimi i mureve ose i tavaneve konsiston në aplikimin e një shtrese të materialit izolues që parandalon kalimin e nxehtësisë nga ambienti i brendshëm në mjedisin e jashtëm gjatë sezonit të dimrit dhe anasjelltas në verë.