Lëkundësja për tre persona është zgjidhja e duhur për ambientet tuaja të jashtme duke ju ofruar komoditetin dhe relaksin e duhur edhe per faktin se kjo lekundese mund te kthehet ne nje krevat. Kjo lekundese perbehet edhe nga tre suporte druri (me permasa 34x44 cm) qe jane montuar poshte uleses qe kryejn funksionin e mbeshtetjes se kembeve. Gjithashtu kjo lekundese eshte me zinxhir qe mundeson nivelimin si dhe kendin e saj sipas deshires suaj. Ajo do ju bëjë të harroni lodhjen e ditës përmes kënaqësisë dhe argëtimit. Materiali i saj 100% poliestër, me kombinimin e dy ngjyrave të panës dhe panjes si dhe me pjesën e jastëkëve të butë në pjesën e uljes dhe mbështetjes, ju shton komoditetin në qëndrim. Tenda në ngjyrë pane krijon hijëzimin e dëshiruar. Njëkohësisht struktura mbajtëse prej druri në ngjyrë panje siguron qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij produkti. Jepini kënaqësinë vetes dhe personave tuaj të afërt në ambientet tuaja më të dashura të kopshteve të gjelbëruara, verandave apo hapësirave të resorteve duke shtuar edhe këtë element që garanton çlodhjen dhe kënaqësinë tuaj maksimale.