Krem i përqëndruar, me një formulë hipoalergjike të testuar dermatologjikisht, të pasuruar me 30% laktat natriumi, ADN natriumi, vitaminë E dhe gjalpë Shea, për një trajtim ristrukturues dhe zbutës specifik për të zvogëluar akumulimet e shtresës së lëkurës së thatë dhe për të zbutur hiperkeratozën e rëndë të lokalizuar. Ky trajtim është në gjendje të rikthejë nivelet optimale të hidratimit, funksionalitetin e barrierës hidrolipidike dhe elasticitetin fiziologjik të lëkurës së thatë, shumë të thatë, të ndjeshme dhe kserotike, dhe mund të përdoret si trajtim intensiv ndihmës në rastet e keratodermisë palmoplantare, hiperkeratozës së rëndë të thembrave dhe të zonës periunguale. Mënyra e përdorimit: Aplikoni kremin në zonat e forta të lëkurës, që vëreni se kanë nevojë për zbutje e trajtim. Aplikojeni minimalisht 2 herë gjatë ditës, duke e masazhuar në mënyrë lokale, deri në përthithje të plotë.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: 30% laktat natriumi, ADN natriumi, vitaminë E dhe gjalpë Shea