Kompleks vitaminash, Pregnacare Plus Omega 3 Vitabiotics, për periudhën e shtatzënisë

Në stok
Kodi
902403
€32.24
Pako (56 Tabletë)
Shpërndaj:
Pregnacare Plus ofron një paketim të dyfishtë, ku përfshihen vitaminat esenciale për shtatzëni, dozat e rekomanduara të acidit folik 400 mcg dhe 10 mcg vitaminë D, siç këshillohet nga Departamenti i Shëndetit në Angli, përgjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, plus kapsulat me Omega-3, që ofrojnë një burim të pasur të DHA (acidi docosahexaenoic), i cili kontribuon në zhvillimin normal të trurit dhe syve tek fetusi. Sipas departamentit të shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar këshillohet marrja e 10 mcg vitaminë D gjatë shtatzënisë dhe gji-dhënies, që është ekzaktësisht sasia që gjendet në këtë produkt. Vitamina E kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ. Pregnacare përmban një sasi të vogël të rekomanduar të kësaj vitamine 4 mg. Kjo është e pranishme në formën e saj natyrore, që përthithet më mirë se forma sintetike.Të rriturit mund të marrin DHA dhe EPA nëpërmjet konvertimit nga organizmi të acidit yndyror esencial ALA (alpha linoleic acid), i pranishëm në vajrat vegjetalë, siç është vaji i linit, por ky proçes është shumë jo-efiçient për organizmin. Vaji i peshkut është një mënyrë direkte dhe mjaft e besueshme e marrjes të DHA dhe EPA. Fetusi dhe i porsalinduri në hapat e parë të jetës kanë nevojë të marrin këto acide yndyrore në mënyrë direkte pasi e kanë shumë të vështirë ta konvertojnë vetë nga ALA. DHA është acidi yndyror dominues në sistemin nervor pasi gjendet në muret qelizore në tru. Tek fetusi 60% e trurit është e përbërë nga yndyrnat ku 40% zë DHA. Ka një nevojë të rritur për DHA nga fetusi që i korrespondon një rritjeje në sasinë e DHA në tru gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Në lindje truri i bebes peshon sa 70% e peshës së trurit të një të rrituri dhe 15% e rritjes të trurit ndodh në vitet e para të jetës. Mënyra e përdorimit: 1 tabletë +1 kapsulë në ditë. Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije tjetër të ftohtë me vaktin kryesor. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Duhet të merret vetëm me stomakun plot.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: Vitaminë D (si D3 400 IU) 10 µg, Vitaminë E 4 mg α-TE, Vitaminë C 70 mg, Thiamin (Vitaminë
  • Forma farmaceutike/Paketimi: Kuti x 28 tableta+28 kapsula
  • Marka: Vitabiotics
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Kompleks vitaminash, Pregnacare Plus Omega 3 Vitabiotics, për periudhën e shtatzënisë
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved