Kana e verës me material qelqi e cila mban 0.25 lt, e përshtatshme për 2 persona është shumë funksionale si për përdorim familjar ashtu edhe në restorante. Pastrohet shumë lehtë pasi pjesa e sipërme ka një diametër që lejon kalimin e sfungjerit me lehtësi. Buzët e harkuara të saj bëjnë që gjatë servirjes nëpër gota vera të ketë një drejtim të orientuar, kështu tavolina tuaj do të jetë edhe më e pastër.