Izolues taracash, akrilik fleksibël, 6 kg, mbulon 1.5 kg për m2, (e bardhë)

Në stok
Kodi
58171
Special Price €17.75 Ishte €22.68
Ju kurseni 22% ose €4.93
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Izolues tarrace (Top Roof), 6 kg, ngjyrë e bardhë. Izoluesi është një shtresë lyerjeje akriliku fleksibël e përforcuar me fibër për tarraca. E destinuar për tarracat e çative me pjerrësi kulluese. Top Roof është shumë rezistente ndaj të gjitha kushteve atmosferike, parandalon depërtimin e ujit dhe kullimin e tij dhe si fleksibël që është parandalon gjithashtu fenomenin e krisjes së sipërfaqes së tarracave në formë vijëzimesh. Top Roof krijon një shtresë lyerjeje të trashë akrilike e cila shmang nevojën për lyerjen me të bardhë të tarracës në mënyrë të vazhdueshme dhe në këtë mënyrë ndalon ndërtesën nga nxehja e tepërt. Parapërgatitja e sipërfaqes: përpara aplikimit pastrojeni sipërfaqen mirë nga dherat, pluhuri dhe mbetjet e ciflosura të gëlqeres. Përdorni një mistri për të kruajtur dhe hequr zonat e tarracës. Mbas shpëlarjes sigurohuni që i gjithë uji është tharë dhe kulluar dhe nuk ka mbetur zonë e çatisë e lagur. Nëse ka plasaritje në tarracë mbushini me stuko akrilik Nisoreal Super mbasi të jetë tharë sipërfaqja dhe më pas prisni 24 orë që stukoja të thahet. Përdorimi: mos e përdorni nëse parashikohet shi në 72 orët e ardhshme. Në vere eshte e keshillueshme te perdoret ne oret e para te mengjesit perpara se te nxehet tavani (catia). Top Roof aplikohet ne dy shtresa me nje rendese totale prej 1.5 - 2.5kg/m². Aplikojeni në pjesët lidhëse të sipërfaqes dhe anët me ndihmën e një rruli ose furçe të madhe lyerjeje. Aplikojeni në sipërfaqen e tavanit dhe mbaroni aty ku e filluat. Përsëriteni punën për herë të dytë, pas një ose dy ditësh në varësi të kushteve atmosferike. Pastrimi: veglat dhe duart mund të pastrohen me ujë dhe sapun menjëherë pas përdorimit. Karakteristikat e shtresës së lyerjes: nuanca e ngjyrimit: e bardhë. Niveli i shkëlqimit: mat. Të dhënat materiale: përmbajtja: emulsion akrilik i bazuar në ujë me një shtesë mineralesh dhe fibre përforcuese. Tretja: shtresa e parë e lyerjes mund të tretet deri në 10-15% ujë. Ndërsa shtresa e dytë e lyerjes mund të tretet me ujë deri në 5-10%. Aftësia e mbulimit: 1.5 - 2.5 kg/m² në dy shtresa lyerjeje. Aftësia e mbulimit është e llogaritur sipas matjes së punës të një punëtori me përvojë dhe me aftësi, me një gradë të ndryshme përvetësimi dhe mund të ndryshojë në varësi të metodës së punimit, sipërfaqes dhe kushteve klimaterike. Kufizime: mos e përdorni materialin kur temperatura është nën 7°C ose kur parashikohet mot me shi. Kohëzgjatja e tharjes: ndërmjet shtresave të lyerjes: 24-48 orë (në kushte normale atmosferike). Për t'u prekur: tharja e plotë: 72 orë.
Specifikime teknike
  • Hollimi: Me 10-15% ujë
  • Paketimi: 6 Kg
  • Mbulimi: 1.5 - 2.5kg/m²
  • Marka: Nirlat
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Izolues taracash, akrilik fleksibël, 6 kg, mbulon 1.5 kg për m2, (e bardhë)
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved