Është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni! Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm dhe porosia juaj online do të realizohet me sukses. Në çdo moment mund të komunikoni me specialistët tanë për informacionet që dëshironi lidhur me produktet dhe me porosinë përmes dy mënyrash kontakti: Duke shkruar në chat-in që shfaqet në website e Megatek Duke kontaktuar në numrin +355 (0) 42 388 399.
Duke hyrë në www.megateksa.com zgjidhni produktin/produktet që dëshironi të porosisni duke shtuar në shportë secilin prej tyre. Mund të shtoni direkt produktin në shportë siç tregohet tek fotoja e parë, ose mund të klikoni mbi produkt duke parë më me detaje specifikat e produktit dhe ta shtoni në shportë (Foto 2). Keni mundësi që të zgjidhni edhe sasinë që dëshironi duke klikuar shenjën + që ndodhet pranë butonit “Shto në shportë”.
Pasi keni shtuar në shportë produktet që dëshironi, Klikoni tek butoni “Shporta ime” dhe do ju shfaqen dy mundësi: “Përfundo porosinë” dhe “Shiko dhe modifiko shportën”
Nëse dëshironi të modifikoni porosinë duke shtuar/pakësuar sasinë ose duke hequr ndonjë produkt nga shporta, klikoni tek “Shiko dhe modifiko shportën”.
Do ju shfaqet faqja si më poshtë me produktet që keni shtuar në shportë dhe me vlerën e tyre përkatëse. Pasi të keni bërë ndryshime në sasinë e produkteve, mos harroni të klikoni “Përditëso shportën”, në mënyrë që të ruhen ndryshimet. Klikoni “Vazhdo me porosinë”.
Pasi të keni klikuar “Vazhdo me porosinë” do ju shfaqen fushat që duhet të plotësoni për adresën e dërgimit të porosisë.
Duke qëndruar në të njëjtën faqe, vazhdoni plotësimin për “Mënyrat e dërgimit”, duke zgjedhur Transportin ose Tërheqjen në dyqan. Keni mundësi të zgjidhni edhe datën dhe orën kur dëshironi të mbërrijë porosia në adresën tuaj. Për çdo koment mbi porosinë mund të shënoni në fushën që shfaqet si më poshtë. Pasi keni përfunduar, kliko “Tjetër” për të vazhduar me hapin e rradhës.
Keni mundësi të zgjidhni midis mënyrave të ndryshme të pagesës. Pasi keni zgjedhur një prej tyre, mos harroni të klikoni kutinë tek fjalia “ Duke përfunduar porosinë ju pranoni Kushtet e përgjithshme të shitjes”. Për çdo ndryshim që dëshironi të bëni për “Të dhënat e dërgimit” ose “Mënyra e dërgimit”, mjafton të klikoni tek shenja e lapsit. Ky është hapi i fundit, ku duke klikuar “Përfundo porosinë”, ju realizoni me sukses porosinë tuaj.
Në emailin që keni plotësuar tek Adresa e Dërgimit, ju do të merrni numrin e porosisë suaj si dhe detajet përkatëse të porosisë që kryet. Në mënyrë që porosinë tuaj të rradhës ta kryeni më shpejt dhe më lehtë, klikoni “Krijo një llogari”.
Duke hyrë në llogarinë tuaj do të keni mundësi: