Gjethe sene (Cassia Angustifoglia) me një përmbajtje të pasur me lëndë aktive, me efekt laksativ, që rekomandohet në trajtimin e gjendjeve të kapsllëkut, në trajtimin e çrregullimeve të veprimtarisë së zorrëve, si dhe në eliminimin e kontrastit radiologjik. Rekomandohet për një trajtim të shkurtër laksativ për 10-15 ditë në rastet e kapsllëkut akut ose para një kolonoskopie. Nuk rekomandohet të përdoret te gratë shtatzëna dhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji. Nuk duhet të përdoret në trajtimin e kolitit ulçeroz, trajtimin e ngatërrimit të zorrëve apo në gjendjet menstruale. Mënyra e përdorimit: Në një filxhan çaji shtohet ujë i vakët dhe një lugë çaji me bimë të copëtuara, përbërja lihet të qëndrojë për disa orë (10-12 orë) dhe pihet në darkë para gjumit, e ëmbëlsuar me pak sheqer, deri në normalizimin e gjendjes.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: gjethe sene (Cassia angustifolia)