Gjethe rozmarine (Rosmarinus Officinalis) me një përmbajtje të pasur me lëndë aktive, e cila rekomandohet në nxitjen e aktivitetit të trurit, frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut, nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit, ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, si dhe ndihmon në trajtimin e çrregullimeve dhe lehtësimin e ciklit mestrual. Nuk rekomandohet të përdoret në gratë shtatzëna. Mënyra e përdorimit: Një lugë çaj me bimë të grimcuar hidhet në një gotë ujë të vluar, ena mbulohet me kapak, lihet për 15 minuta në qetësi dhe pihet e ëmbëlsuar sipas dëshirës. Rekomandohet të merren 1 deri në 3 gota në ditë.