Gjethe dhe lule mëllage (Malvae), të cilat rekomandohet të përdoren në formë çaji, në trajtimin e sëmundjeve të traktit tretës, të aparatit urinar, si dhe për përdorim të jashtëm për trajtim kundër acarimit të lëkurës dhe mukozave. Mënyra e përdorimit: Dy lugë çaji me bimë të grimcuar hidhen në një enë, ku shtohet një gotë ujë i valuar. Përbërja lihet 10 minuta në qetësi dhe më pas pihet. Çaji i përgatitur mund të përdoret edhe për shpëlarje apo gargare. Këshillohet të merren 2-3 doza të tilla në ditë.
Specifikime teknike
Përbërja: Përmban: gjethe dhe lule mëllage (Malvae)