Gjethe angjinareje (Cynaria Scolymus), me një përmbajtje të lartë të substancës aktive cinarinë dhe inulinës, të cilat rekomandohet të përdoren për të shtuar diurezën dhe për të eleminuar toksinat nga organizmi. Gjethet e angjinares ulin fryrjen e barkut, eleminojnë lëngjet e tepërta në organizëm, favorizojnë diurezën, si edhe shtojnë sekrecionet biliare, duke ndikuar në pastrimin e mëlçisë. Prezenca e inulinës në bimë ndikon edhe në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke ulur nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Mënyra e përdorimit: Dy lugë gjelle me bimë hidhen në një enë me 600 ml ujë që vlon dhe përbërja zihet për 3-4 minuta. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Çaji i përgatitur pihet gjatë ditës (i ndarë në tre porcione). Rekomandohet të përdoret për një muaj.