Frut dëllinje (Juniperus Communis), me një përmbajtje të pasur me vlera ushqyese dhe kurative, i cili përdoret si një agjent i mirë diuretik që ndihmon në ekskretimin e klorureve dhe të azotit në formën e uresë. Rekomandohet të përdoret në trajtimin e hidropizisë, në reumatizmën e kyçeve, bronkitet katarale dhe në trajtimin e ftohjes, pasi ndihmon në nxjerrjen e gëlbazës. Nuk këshillohet të përdoret tek fëmijët me veshka të sëmura, të cilët janë të prirur për hematuri ose albuminuri. Mënyra e përdorimit: Një lugë kafeje me bimë të grimcuar hidhet në një enë, ku shtohet një gotë ujë, dhe ena mbulohet me kapak për 5-7 minuta. Lëngu lihet të ftohet, më pas kullohet dhe pihet. Rekomandohet të merren 2-3 doza në ditë.