Fino Clasic, (e bardhë)

Në stok
Kodi
38621
€3.83
Thes (1 Pako)
Shpërndaj:
FINO CLASSIC është material në formë pluhuri i prodhuar në bazë të teknologjisë HTT (Hörman Transpirance Tecnology) që parandalon krijimin e mykut dhe lejon transpirimin e murit më bazë çimento, gëlqere e hidratuar, rërë guri karbonik dhe mermer me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe adetive special. Karakterizohet nga hapje dhe punueshmëri mjaft e mirë, mbulueshmeri shumë e lartë (10-12m2 / thes 25 kg). Lehtëson aplikimin në sipërfaqe të jashtme edhe të brendshme të mbushura si me llaç tradicional ashtu dhe me llaç të parapërgatitur. E aplikueshme deri në një trashësi deri në 3 mm. E përshtashme për realizimin e rifiniturave të sipërfaqeve të mbushura me llaç tradicional ose me llaç të parapërgatitur me bazë çimento- gëlqere. Mund të mbulohet me bojë ose me veshje të tjera me natyrë minerale dhe sintetike. TË DHËNA TË RËNDËSISHME: 1.Nuk duhet të shtohen komponent të tjerë si çimento, gëlqerenë produktin e dhënë. 2.Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe të lyera më parë. 3.Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe apo mbi veshje plastike. 4.Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me trashësi me të madhe se 3 mm. 5.Nuk duhet të shtohet uji mbasi përbërja është përgatitur. 6.Duhet të aplikohet në temperatura nga +50C deri +350C. 7.Nuk duhet të aplikohet në vende ku ka veshje prej qeramike. 8.Nuk duhet të aplikohet në sipërfaqe me bazë gipsi. 9.Nuk duhet të aplikohet mbi sipërfaqe lehtësisht të thyeshme apo të shkatërruara. PËRGATITJA E SUPORTIT: Sipërfaqja apo suporti ku do të vendoset FINO CLASSIC duhet të jetë i niveluar dhe i qëndrueshëm. Sipërfaqet me disnivel më të madh se 3 mm duhet të nivelohen përpara aplikimit të produktit. MËNYRA E PËRGATITJES SË PËRZJERIES: Në një enë hidhni 7.5-8 litra ujë dhe 25 kg Fino Classic. Përzjejini me një përzjerës elektrik me numër të vogël rrotullimesh derisa masa të bëhet homogjene .Për të stimuluar karaktesitikat e përzjeries dhe për të pasur një rezultat sa më të mirë rekomandohet që përzjeria të lihet në qetësi rreth 10 minuta dhe të trazohet përsëri përpara përdorimit. MËNYRA E APLIKIMIT TË PRODUKTIT: Materiali duhet të përhapet me një mallë metalike duke siguruar një shtresë uniforme në të gjithë sipërfaqen. Dora e dytë e materialit duhet të aplikohet 30 minuta mbas aplikimit të dorës së parë. Pasi arrihet tharja e duhur rreth 15 minuta në temperaturë 230°C sipërfaqja duhet fërkuar me përdaf. Temperatura e ambientit ndikon ndjeshëm në kohën e punueshmërisë së produktit. Sa më e ulët të jetë tempretura aq me shumë zgjatet koha e punueshmërisë.
Specifikime teknike
  • Përdorimi: I përshtatshëm për realizimin e rifiniturave të sipërfaqeve të mbushura me llaç tradicional ose me l
  • Paketimi: 25 kg
  • Raporti i përzierjes: 7. 5-8litra ujë për 25 kg Fino të bardhë /gri
  • Temperatura: +5°C deri në +35°C
  • Forma: Pluhur
  • Konsumi: 2-2.3 kg/m2
  • Marka: Dast
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Fino Clasic, (e bardhë)
Vlerësimi juaj
Përdoren së bashku:
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved