Nëse dëshironi që gatimet tuaja të zbukurohen me elegancë dhe finesë, praktikisht në të gjitha recetat me kripë mund te hidhet pak majdanoz. Ai është plot shije dhe është një bimë me vlera të veçanta antioksidante. Bimë aromatike që njihet dhe përdoret si erëz, por është një nga perimet më vlera të pallogaritshme ushqimore e shëruese për disa lloje sëmundjesh. Prandaj është e këshillueshme që majdanozi të përdoret sa më gjerësisht në të gjitha format, në gjellë, në sallata, mund të hidhet në fund të përgatitjes së recetave me mish viçi apo qengji të pjekur, peshkut të skuqur, në supë, perime, patate, oriz, makarona, mbushje të perimeve, salca, praktikisht në të gjitha gatimet, përveç atyre me sheqer hidhet majdanozi. Në aspektin mjekësor, majdanozi vlerësohet si një “diuretic” shumë i efektshëm, që do të thotë se i ndihmon trupit që të nxjerrë lëngjet e tepërta nga organizmi përmes veshkave dhe lëkurës. Është mjaft i pasur me proteina, vitaminë C, A, B1, B2 të cilat elemente i ndihmojnë metabolizmit të njeriut të funksionojë mirë.
Specifikime teknike
Temperatura: Dritë e bollshme
Ujitja: Toka pothuasje te thahet midis ujitjeve
Ushqyesit: Ushqyes universal , i lëngshem ose granular
Periudha e lulëzimit: Lulezimi arrihet pas 50-70 ditesh pas mbiellies
Periudha e mbjelljes: Mbjellja bëhet në peridhën janar - mars dhe prodhimi fillon mbas 100-120 ditësh nga mbjellja.