Fanella e re e kombëtares shqiptare të futbollit 2023/24 e cila përcjell lidhjet e ngushta të kombit me ekipin kombëtar. E bërë nga pëlhura Eco Softlock, ajo përmban një stampim me ngjyrë që portretizon shqiponjën tradicionale. Ngjyra kryesore është e bardha, e alternuar me detaje të zeza dhe të kuqe në pjesën anësore. Përmes saj çdo suportues i kombëtares do të ndihet po aq i rëndësishëm sa lojtarët në fushën e lojës.