Ëmbëlsues natyral, i cili përbëhet nga ekstrakti i gjetheve të bimës Stevia, me zero sheqer dhe me ëmbëlsi rreth 200 herë më të lartë se sheqeri i zakonshëm. Përdoret si ëmbëlsues në recata të ndryshme dhe është i përshtatshëm për personat që vuajnë nga diabeti ose tensioni i lartë. Përdorimi i Stevias në vend të sheqerit ndihmon në pengimin e zhvillimit të baktereve që zhvillohen në prezencën e sheqerit të zakonshëm. Stevia nuk permban kalori dhe, si rezultat, ndihmon në humbjen në peshë, pa qenë nevoja që të reduktohet konsumimi i ëmbëlsirave.