Divan 3-vendësh me përmasa 218x99xH102 cm. Struktura mbajtëse është e përbërë nga shufra rezistente druri dhe melamine. Mbushja e brendshme mesatarisht e butë përbëhet nga materiale sfungjeri me densitet të lartë. Veshja e jashtme e divanit përbëhet nga material lëkure të butë, në ngjyrë gri të errët. Dizajni minimalist dhe funksional e bën këtë produkt një zgjedhje optimale për ambientet tuaja të brendshme. Përmasat kompakte lejojnë që ky divan të përshtatet më së miri në ambiente të brendshme me pak hapësirë, duke e bërë këtë produkt të përshtatshëm edhe për ambientet e zyrave, sallave të pritjes apo ambienteve të tjera formale.