Detergjent i lëngshëm për rrobat e bebeve dhe fëmijëve, me një formulë hipoalergjike jo-irrituese, me një nivel neutral të pH, që respekton fiziologjinë e lëkurës së hollë dhe delikate të bebeve, duke siguruar që asnjë irritim apo alergji të mos shkaktohet nga kontakti i lëkurës me rrobat. Formula shpërbëhet lehtësisht në ujë, pastron lehtësisht njollat e ndryshme dhe nuk lë shenja në rroba. Mënyra e përdorimit: 1. Për larjen e rrobave me dorë, shpërbëni 60 ml (1 tapë) detergjent në 5 litra ujë. 2. Për larjen e rrobave në lavatriçe, sasia e përshtatshme e dozimit varet nga fortësia dhe përmbajtja e ujit (nëse uji është kimikisht i fortë përdoret më tepër detergjent) dhe nga papastërtia apo njollat në rroba. Nuk është e nevojshme të kryhet procesi i paralarjes. Një tapë detergjent korrespondon me 60 ml. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim edhe në temperatura të larta të larjes.