Detergjent amoniak i parfumuar, me përbërës higjienizues anti-bakterialë dhe anti-mikrobialë, i cili thahet shpejt dhe pastron plotësisht yndyrën dhe papastërtitë nga sipërfaqet pa lënë njolla. Sasia e dozimit është e ndryshueshme në varësi të shkallës së papastërtisë në pastrimin e pllakave të dyshemeve dhe tualeteve. Përdoret si detergjent i koncentruar (pa u holluar me ujë) për të eliminuar oksidimin e sipërfaqeve prej bronzi, argjendi, inoksi, bakri dhe otoni, dhe u jep shkëlqim sipërfaqeve të drurit, linoleumit dhe porcelanit. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në ambiente jo-profesionale, si ambientet e brendshme të shtëpive, dhe profesionale, si hotelet, restorantet, baret apo zyrat.